Nga data 6 deri në 9 dhjetor në Tiranë po mbahet panairi ndërkombëtar i biznesit “Klik Expo Group”, ku të pranishëm në këtë aktivitet janë rreth 160 biznese nga disa vende të rajonit dhe të Shqipërisë, mes tyre edhe televizioni MCN.
Gazetari Sebastian Zonja raporton se MCN TV është pjesë e këtij aktiviteti dhe do jetë deri në datë 9 dhjetor për të ndjekur çdo eveniment, ku fokusi qendror ka të bëjë me infrastrukturën, bujqësinë dhe çështje të tjera të rëndësishme në vendin tonë.
Një nga pikat kryesore ky është ndalur shumica e workshopeve është bashkëpunimi mes bizneseve vendase dhe të huaja dhe për të lidhur dhe më shumë bizneset vendase me njeri tjetrin.
Panairi ka edhe një tjetër fokus, atë kulturor, promovimin e vlerave shqiptare.
Kemi 160 biznese që marrin pjesë, ku rreth 70% e bizneseve janë të huaja. MCN do e mbulojë gjithë ditën panairin, duke e komentuar me analistë dhe ekspertë të fushës.
Edhe MCN Connection është pjesë e këtij panairi, ku në fokus ka pikërisht teknologjinë e informacionit, për të cilën u ndal dhe kreu i MCN Endri Meksi, në fjalimin e tij, gjatë çeljes së panairit.
Ka interes të madh nga ana e qytetarëve të cilët vijnë për të parë vend pas vendi se çfarë ofrojnë biznese të ndryshme.



