Banka e Shqipërisë ngre shqetësimin për situatën e vështirë në të cilën ndodhet bizneset në vend, pa mundësi likuiditeti dhe me rënie të konsiderueshme të kapaciteteve prodhuese.
Shkaku kryesor mbetet rënia e eksporteve dhe zhvlerësimi I euros. Shoqatat e biznesit kërkojnë nga qeveria më shumë lehtësira në prag të hartimit të paketës së re fiskale.



