Sulejmani: Paqja fiskale shënoi një dështim spektakolar, bizneset nuk i besuan (VIDEO)

Sulejmani: Paqja fiskale shënoi një dështim spektakolar, bizneset nuk i besuan (VIDEO)

Eksperti i ekonomisë Altin Sulejmani, thotë se paqja fiskale dështoi totalisht, duke qenë se vetëm katër kompani aplikuan për të rideklaruar pasqyrat financiare të tre viteve të fundit. 

 

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se vetë përmbajtja e ligjit kishte probleme dhe se bizneset nuk i besuan. 

 

Në rast se i gjithë sistemi do kishte 10 kompani e kuptoj, por kur janë 100 mijë kompani, absolutisht është një dështim spektakolar. Kjo ishte një luftë me pushkë druri. Flasim për paqen fiskale. 

 

Nëse udhëzimi duhet të kishte dalë në 31 mars, doli në 15 maj. Vetë përmbajtja e ligjit kishte probleme por dhe bizneset nuk i besuan. Fakti që janë vetëm 4 kompani, do të thotë se dështimi është spektakolar. 

 

Ligji ishte i ideuar për kompanitë e virtytshme, të cilat nuk duhet të kishin detyrime të papaguara, nuk duhet të kishin konflikt me administratën, dhe nuk duhet të ishin të dënuar. 

 

U qep një kostum për subjekte të ndryshme dhe u kërkua të aplikohej për subjekte të tjera. përfundoi në një instrument “më ka çu nëna me la gojën”, por ligji doli nga natyra.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy