Eurodeputetët kërcënojnë për refuzim të marrëveshjes ekonomike Covid-19

Eurodeputetët kërcënojnë për refuzim të marrëveshjes ekonomike Covid-19

Liderët europianë mund të kenë rënë dakord për buxhetin e BE-së dhe paketën e rimëkëmbjes Covid-19 pas bisedimeve maratonë, por ende nuk është një çështje e përfunduar. Marrëveshja po shqyrtohet në Parlamentin Europian.

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli sheh hapësira për përmirësim pas shkurtimeve të buxhetit.

Ekziston një propozim, por ne kërkojmë ta përmirësojmë pasi disa shkurtime janë të pajustifikueshme. Nëse duam të sigurojmë brezat e ardhshëm, nuk mund të shkurtojmë buxhetin për kërkime shkencore dhe për të rinjtë e Erasmus”, tha Sassoli.

Manfred Weber, kreu i grupit më të madh politik të PE-së, Partia Popullore Europiane u shpreh se shkurtimet për kërkime shkencore dhe inovacion do të lënë mbrapa Europën.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tha se mbrojtja e buxhetit dhe sundimi i ligjit duhet të ecin paralelisht.

Asnjë cent i vetëm nuk duhet të shkojë tek qeveritë që shkelin vlerat tona themelore”, u shpreh Iraxte Garcia.

Eurodeputetët kërkojnë që zëri i tyre të dëgjohet dhe sigurisht që do të kenë fjalën e fundit për të realizuar marrëveshjen.

Edhe pse politikisht është e vështirë që të refuzojnë një marrëveshje e cila zgjati në kohë dhe që duhet vënë në zbatim sa më shpejtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy