Radonshiq: Kurikulat universitare duhet të përmirësohen për tu afruar me tregun e punës

Radonshiq: Kurikulat universitare duhet të përmirësohen për tu afruar me tregun e punës

Pedagogia Romina Radonshiq deklaron se arsimi universitar ka më shumë nevojë për reformim se sa ai parauniversitar, për shkak se ka shumë të rinj të diplomuar të cilët nuk e gjejnë veten në treg. 

 

Duke folur për “MCN Economy”, ajo tha se universiteti në vendin tonë është thjesht teorik dhe jo praktik.

 

Sipas saj, kurikulat universitare duhet të përmirësohen për tu afruar më shumë me tregun e punës.

 

Kurikulat universitare duhet të shikohen sipas kërkesave të tregut të punës. Buxheti për kërkim shkencor është fiktiv, nuk shpërndahet, ose shpërndahet në mënyrë selektive. 

Duhet të rriten fondet shtetërore për kërkimin shkencor. Për ndërkombëtarizimin jemi shumë mirë, por për cilësinë, duhet të rishikohen kurikulat universitare, pasi nuk pasqyrojnë nevojat e tregut të punës. 

 

Kjo edhe prej mungesës së bashkëpunimit mes sektorit privat dhe publik. Për përmirësimin e kurikulave universitare, çdo universitet duhet të ketë partner sektorët që përfaqësojnë. Në nivelin e cilësisë duhet patjetër të përmirësohemi. Kurikulat duhet të përmirësohen për tu afruar më shumë me tregun e punës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy