
Tërmeti tragjik i 26 nëntorit pos shumë godinave në disa zona të vendit, goditi tejmase edhe fshatin e Thumanës, të cilët pësuan jo vetëm në jetë njërëzish, por edhe duke u shkatërruar shumë shtëpi.
Kryeministri Edi Rama në një postim sot në mëngjes, ka bërë të ditur se rindërtimi në këtë vend, po shkon në ritme të planifikuara, dhe se sipas tij, dita -ditës po merr formë qyteza "e bukur e Rilindjes".
"Mirëmëngjes dhe me Thumanën ku po merr formë përditë e më të plotë qyteza e bukur e Rilindjes pas tërmetit shkatërrimtar, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.



