Buxheti 2027/ Mbi 304 mln lekë për "Kushtetuesen"! Debate te ‘Ligjet’, Papandile: Mungojnë pagat e dhjetorit për administratën e ish-KPA

Buxheti 2027/ Mbi 304 mln lekë për "Kushtetuesen"! Debate te ‘Ligjet’, Papandile: Mungojnë pagat e dhjetorit për administratën e ish-KPA

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe Të Drejtat e Njeriut ka nisur sot, seancat dëgjimore për shqyrtimin e projektligjit “Për buxhetin e vitit 2027” me institucionet e drejtësisë, ku e para që ka raportuar ka qenë Gjykata Kushtetuese.

 

Gjatë mbledhjes, Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese, Eugen Papandile, u shpreh se kërkesat e institucionit janë pranuar gjerësisht nga Ministria e Financave si pasojë e rritjes së volumit të punës dhe shtimit të kompetencave të reja për vendosjen e masave disiplinore ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve. 

 

Megjithatë, ai ngriti shqetësimin se për shtimin e ri të stafit ka mbetur e pambuluar pjesa e pagave dhe sigurimeve shoqërore, si dhe fondi i pagave për muajin dhjetor për administratën e ish-Kolegjit të Posaçëm të Apelit (KPA) që vijon punën me dosjet.

 

"Pasi shqyrtuam këtë projektligj të propozuar nga Ministria e Financave, kjo ka ardhur edhe si pasojë e korrespondencës së shpeshtë dhe mirëbesimit dhe duke gjetur edhe... kërkesat tona tërësisht janë pranuar dhe ka ardhur si rezultat i rritjes së punës në të gjitha hallkat e administratës. Kërkesat janë reflektuar edhe si pasojë e shtimit të kompetencave të reja për vendosjen e masave disiplinore të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

 

Jemi në fazën e parë, është vlerësuar nga ana e Financave për shtimin e numrit të punonjësve. Për këtë shtim të numrit të punonjësve është i pambuluar pjesa e pagës dhe sigurimeve shoqërore dhe për administratën e ish-Kolegjit të Posaçëm të Apelit, pasi ligji e la që të vazhdonte punën për vijimin e dosjes dhe nuk është parashikuar për ata paga për muajin dhjetor pasi merret në janar, nuk është reflektuar. Të paktën të ketë një transparencë që të thotë po e bëjmë këtë."

 

Nga ana e tij, deputeti i Partisë Socialiste dhe anëtari i komisionit, Ermal Pacaj, prezantoi pasqyrën financiare për vitin 2027, duke specifikuar se buxheti i përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese parashikohet të jetë 304.58 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 4.72 milionë lekësh krahasuar me buxhetin e ndryshuar të vitit 2026. 

 

Buxheti i përgjithshëm për vitin 2027 parashikohet në vlerën 304.58 milionë lekë kundrejt 309.3 mln lekëve në buxhetin e ndryshuar të vitit 2026. Ulja është 4.72 mln lekë. Shpenzimet brenda këtij buxheti parashikohen që shpenzimet jo investuese të arrijnë në 298.18 mln lekë, investimet të rriten nga 7 mln lekë në 7.4 mln lekë. Për paga dhe sigurime janë parashikuar 228.7 mln lekë."

 

Ndërkohë, përfaqësuesja e Ministrisë së Financave, Vilma Çausholli, sqaroi se struktura reale e institucionit është rritur nga 73 në 86 punonjës dhe premtoi zgjidhjen e ngutshme të ngarkesës financiare për pagat e dhjetorit përmes fondeve të këtij viti.

 

Struktura reale e Gjykatës Kushtetuese ka rritje nga 73 në 86 punonjës. Lidhur me kërkesën për mungesën e shpenzimeve të personelit për muajin dhjetor për komisionerin, do ta zgjidh këtë vit me fondet buxhetore të këtij viti.

 

Nga ana tjetër, zëvendësprokurori i Përgjithshëm, Arqilea Koço, prezantoi nevojat dhe shqetësimet e Prokurorisë së Përgjithshme. Koço bëri të ditur se institucioni nuk ka kërkuar shtim të fondeve buxhetore, pasi vlerëson se buxheti aktual është i mjaftueshëm për vijimin e aktivitetit.

 

Megjithatë, Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar shtimin e dy specialistëve të teknologjisë së informacionit (IT), për shkak të nevojave që kanë lindur nga zhvillimi dhe administrimi i sistemit të menaxhimit të çështjeve.

 

Një tjetër shqetësim i ngritur prej tij lidhej me mungesën e ambienteve të përshtatshme në disa prokurori, konkretisht në Sarandë, Fier, Durrës dhe Tiranë. Sipas Koços, ndryshimet e hartës gjyqësore dhe përqendrimi i prokurorëve dhe punonjësve në këto institucione kanë krijuar mbingarkesë.

 

Kërkesat tona përmblidhen vetëm në shtimin e numrit të dy personave për IT, të cilët kanë lindur si nevojë për shkak të përfshirjes në projektin e sistemit të menaxhimit të çështjeve, e cila kërkon persona të kualifikuar dhe persona të cilët kanë specializime të veçanta në lidhje me mbrojtjen kibernetike, pasi sikurse keni parë dhe së fundmi, sulmet kibernetike ndaj sistemeve tona kanë qenë të egra dhe të shpeshta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy