Vendimet përmbarimore, Kodra: Ministria e Transportit dhe Energjetikës ka 100 milionë dollarë pa ekzekutuar

Vendimet përmbarimore, Kodra: Ministria e Transportit dhe Energjetikës ka 100 milionë dollarë pa ekzekutuar

Nënkryetari i Dhomës së Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, Besmir Kodra, duke folur në “Mcn Economy” tha shërbimi përmbarimor privat është më efikas në raport me atë shtetëror. Kodra po ashtu përmendi 4 shërbime të reja që pritet që të ofrohen në ligjin e ri.

Nga ana e privatit s’mund ta kemi të saktë shifrën. Por është më e madhe sa i takon shërbimit përmbarimor privat. E padiskutueshme që është më efikas. Efektshmëria, interesi që ka përmbaruesi gjyqësor privat për ta ekzekutuar sa më shpejtë dosjen, sepse do marrë edhe tarifën përkatëse që i takon. Çdo ditë e më shumë të qëndrojë dosja, është kosto për zyrën përmbarimore. Pa përmbarimin, drejtësia e vonuar është drejtësia e mohuar. Pa ekzekutimin e vendimit të gjykatës, s’mund ta konsiderojmë një drejtësi të dhënë.

Janë katër shërbime të reja për të cilat ligjvënësi i ka parashikuar që në 2019, në ligjin e ri në kuadër të reformës në drejtësi, që i kryejnë përmbaruesit privatë në disa vende të BE. Shërbimi i parë është ankandi. Një nga shërbime shtesë është akti i konstatimit. Pavarësisht se s’ka filluar të aplikohet, jam i sigurt që do gjejë vend dhe do krijojë lehtësira shumë për subjektet. Nëse subjekteve u ndodhte një fatkeqësi natyrore apo marrëdhënie kontraktuale, që duhet të provonin, mbetej vetëm në verbalitet, por s’gjenin provën e faktit. Nëse sot një magazinë jepet me qira, e mbushur me asete apo logjistikë, do thirret përmbaruesi që si është, është në gjendje pune...Një lloj regjistrimi të shoqëruar me pamje filmike. Në rastin e dëmeve që i kanë ardhur pronës, vete përmbaruesi e konstaton dhe më pas mund të shkojë te detyra e tretë, mbledhja e borxhit me marrëveshje. I troket komshiut dhe i thotë ke sjellë një dëm, do ta zgjidhim me marrëveshje, apo do shkojmë në proces gjyqësor. Këto 4 shërbime kanë përfunduar si drafte”.

Ndër të tjera ai thotë se:

Ka disa institucione shtetërore që gjejnë artifica ligjore për mos ekzekutimin e vendimeve. Ministria e Transportit, Energjitikës, është një nga institucionet që ka më shumë vendime për ekzekutim, edhe në kuadër me ish-ministrinë për Mbrojtjen e Territorit”.

Kodra tha se shërbimi përmbarimor rankohet si një nga profesionet më të vështira. 

A shtoi se: "Kostoja mesatare është 70-80 mijë lekë të reja për çdo dosje. Tarifat tona fillojnë nga 10 mijë lekë. Numri i përmbaruesve privatë në Republikën e Shqipërisë është 140. Numri i zyrave mund të shkojë në 40-50. Ushtrojnë aktivitetin në Tiranë afërsisht 100 përmbaruesë"

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy