Banka e Shqipërisë: Na dëmtoi kursi i këmbimit

Banka e Shqipërisë: Na dëmtoi kursi i këmbimit

Banka e Shqipërisë raporton se në 6- mujorin e parë Shqipëria ka pasur humbje në bilanc për shkak të kursit të këmbimit. Sipas Pozicionit të Investimeve Ndërkombëtare, niveli i zotërimeve të Shqipërisë jashtë dhe ai i detyrimeve ndaj jorezidentëve ( të huajve), në fund të muajit qershor 2017, shënojnë, përkatësisht 6,859 milionë euro dhe 12,213 milionë euro.

Pozicionit të Investimeve Ndërkombëtare i përcaktuar si diferenca midis zotërimeve (mjeteve) të Shqipërisë jashtë vendit dhe detyrimeve ndaj jorezidentëve, u zgjerua në –5,354 milionë euro në fund të qershorit 2017 nga –4,825 milionë euro në fund të vitit 2016. Thellimi i pozicionit negativ me 529 milionë euro, u nxit kryesisht nga zgjerimi i detyrimeve me 413 milionë euro. Detyrimet në formën e “Investimeve direkte” (kapitali dhe instrumentet e borxhit) u rritën me 415 milionë euro në nivelin 6,092 milionë euro.

Në të njëjtën kohë, depozitat e jorezidentëve në sistemin bankar, u zgjeruan me rreth 19 milionë euro. Borxhi i jashtëm i Qeverisë së Përgjithshme ra gjatë periudhës me 10 milionë euro, ndërsa huamarrja e sektorëve të tjerë u zgjerua me rreth 20 milionë euro, kryesisht në drejtim linjave afatshkurtra të financimit. Në krahun e mjeteve, zotërimet e sektorit bankar janë zhvendosur nga investime në tituj të borxhit afatshkurtër (-127 milionë euro) në “monedha dhe depozita” (+ 200 milione euro).

Në të njëjtën kohë, gjatë gjysmës së parë të vitit 2017 “mjetet e rezervës” ranë me rreth 129 milionë euro. Në fund të qershor 2017, zotërimet e Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare rezultojnë në rënie (me rreth 116 milionë euro) referuar nivelit në fund të vitit 2016 Analizuar sëbashku, Pozicioni i Investimeve Ndërkombëtare dhe Bilanci i Pagesave, referuar marrëdhënies stock dhe fluks, për periudhën 31 dhjetor 2016 – 30 qershor 2017, vërehet se efekti i kursi të këmbimit ka ndikuar negativisht ecurinë e stokut për të gjitha format e investimit në mjete dhe detyrime, raporton Banka e Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy