Urgjenca për planin e rimëkëmbjes, nuk ka pushime verore pa një marrëveshje

Urgjenca për planin e rimëkëmbjes, nuk ka pushime verore pa një marrëveshje

Von der Leyen u kërkon udhëheqësve të bien dakord mbi buxhetin e BE-së deri në pushimet e verës. Ajo mendon se një samit i dytë në korrik mund të jetë i nevojshëm nëse ata nuk pajtohen.

Udhëheqësit e BE-së duhet të arrijnë një marrëveshje mbi buxhetin e ardhshëm afatgjatë të bllokut, para pushimeve të verës”, tha të shtunën Von der Leyen.

Ata pritet të takohen në datat 17-18 korrik në Bruksel për të arritur një marrëveshje mbi buxhetin dhe planin e rimëkëmbjes së bllokut.

Komisioni ka propozuar një buxhet 7-vjeçar për 2021-2027 për 1.1 trilion euro dhe planifikon të marrë 750 miliardë euro një borxh të përbashkët për të siguruar fonde për rimëkëmbjen ekonomike, duke përfshirë edhe 500 miliardë euro në grante me qëllim lehtësimin ekonomik të vendeve pas pandemisë.

Mirëpo, shtetet anëtare, deri më tani nuk kanë qenë në gjendje të bien dakord për një marrëveshje.

Presidentja e Komisionit u shpreh se nëse nuk do të ketë një rezultat në samitin e parë, do të ketë një të dytë. Më saktësisht, nuk do të ketë pushime verore pa arritur një marrëveshje.

Thirrja e saj për një marrëveshje të shpejtë shkon përkundër fjalëve të kryeministrit hollandez, Mark Rutte, i cili pas samitit të këtij muaji, tha se nuk ka ndonjë dëm të madh nëse kryetarët e shteteve nuk arrijnë një marrëveshje në mes të korrikut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy