
Kryeministri Edi Rama dhe Ministri Damian Gjiknuri kanë prezantuar këtë të hënë strategjinë kombëtarë të energjisë deri në vitin 2030. Sipas kreut të ekzekutivit, platforma do t’u japë mundësi qytetarëve të kthehen në aksionerë të OSHEE-së ndërsa tregu i energjisë do të liberalizohet 100 për qind në pak vite.



