473 mijë objekte të palegalizuara/ Rabeta: Shifra një rrufe në qiell të hapur. PS e ka parë procesin si kalë beteje për vota

473 mijë objekte të palegalizuara/ Rabeta: Shifra një rrufe në qiell të hapur. PS e ka parë procesin si kalë beteje për vota

Gazetari Lorenc  Rabeta e konsideroi “një rruge në qiell të hapur” shifrën e 473 mijë objekteve që janë ende të palegalizuara. Duke folur në “MCN Economy” ai vuri në dukje se e majta e ka parë procesin si një “kalë beteje” për vota dhe e ka arritur. Rabeta evidentoi se shtesat e ndërtuesve hyjnë në proces legalizimi në një kohë rekord.

Drupal Ad

 

 

 

"Z. Lame me të ardhur në pushtet bëri një seleksionim të aplikimeve, dhe rezultuan 427 mijë aplikime në total. Nga këto 80-90 mijë ishin aplikime të dyfishta, apo gabim. Në vitin 2023 Lame dha disa shifra konkrete. Kishin përfunduar 240 mijë. Mua shifra 473 mijë aktualisht më ra si rrufe në qiell të hapur, sepse ishim mësuar me shifrën 330 mijë. Duhet të ishte e djathta që t’i mëshonte më shumë procesit. PD nga 2006-2013 kreu vetëm 20 mijë legalizime, ndërsa e majta 250 mijë legalizime. E majta e pa si një kalë beteje për vota dhe e ka arritur.

Shkojnë për ndjekje penale, apo evidentohen vetëm 10 për qind e shtesave pa leje që ndodhen në terren, 90 për qind kalon dhe përfundon procesi legalizimi. Shtesat e ndërtuesve futen në proces legalizimi në kohë rekord, dhe procesi përfundon në kohë rekord. Kemi në thelb një nxitje të ndërtimeve pa leje në Shqipëri, dhe kemi përfitim politik dhe ekonomik. Të gjitha palët politike kanë pasur interes të kemi ndërtime pa leje, dhe proces legalizimi”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy