Panariti: Kemi hedhur hapat për konsolidimin e sigurisë ushqimore

Panariti: Kemi hedhur hapat për konsolidimin e sigurisë ushqimore

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti zhvilloi të hënën një vizitë monitoruese në zyrat e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në Durrës, financuar nga projektit IPA 2010 – “Mbështetje për Infrastrukturën e Sigurisë Ushqimore”.

Ky aktivitet i organizuar nga Delegacioni i BE-së në Tiranë dhe Ministria e Integrimit Evropian dhe MBZHRAU, kishte për qëllim, evidentimin e sigurisë së qëndrueshme dhe përdorimin efiçent të investimeve të BE-së, duke garantuar impakt në përmirësimin e jetesës dhe shëndetin e qytetarëve.

Ministri Panariti tha se, situata e sigurisë ushqimore në vend është në rritje. Inspektorët e AKU-së janë në gatishmëri për të monitoruar e kontrolluar tregun.

Kreu i Bujqësisë falënderoi BE-në për investimin e bërë në këtë laborator, por edhe në të tjera qarqe të vendit.

“I gjithë sistemi është i ndërtuar sipas standardit evropian nga ferma në tavolinë. Doja të thoja se ne kemi bërë një hap të madh në konsolidimin e sigurisë ushqimore, si kusht dhe për integrimin e vendit në BE. Filozofia e re, vertikale, nga ferma, nga stalla e sera, ushqimi monitorohet e ndiqet deri te konsumatori. Kjo përqasje do të na garantojë më shumë, si dhe na afron me BE”, tha Panariti.

Ministri informoi se, konsumatorët shqiptarë do të mund të njihen me historikun e një produkti vendas përmes bar kodit në mënyrë elektronike.

Ndërsa zv.ministrja e integrimit, Erisa Xhixho, u shpreh se, me hapjen e negociatave do të duhet më shumë impenjim edhe nga biznesi shqiptar për të prodhuar produkte me cilësi sa më të lartë si dhe në bazë të standardeve europiane.

Ndërsa përfaqësuesi i delegacionit, të BE-së në Tiranë, Jan Rudolf u shpreh se tashmë është miratuar fondi prej 71 milion euro për periudhën 2016-2020 që nëpërmjet programit  IPARD  për të mbështetur investime të reja në prodhimin dhe përpunimin e ushqimeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy