Qeveria ka miratuar këtë të enjte aktin normativ për të ulur akcizën për hidrokarburet me 20%, në rast se çmimi i shitjes me pakicë, i përcaktuar nga Bordi i Transparencës do të jetë mbi 220 lekë për litër për naftën. Ndërkohë akciza mbi Benzinën dhe Gazin në këtë akt normativ, është përcaktuar me një shifër që ka deri në pesë shifra pas presjes dhjetore, numër teknik i cili zakonisht nuk reflektohet në të dhëna zyrtare.



