Kriza energjitike në Kosovë/ Rizvanolli: Pajisjet elektroshtëpiake të përdoren pas orës 22

Kriza energjitike në Kosovë/ Rizvanolli: Pajisjet elektroshtëpiake të përdoren pas orës 22

Ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli, ka paralajmëruar gjendje të jashtëzakonshme me energji elektrike gjatë dimrit në vend.

Kriza ka nisur tash e sa muaj, kryesisht për shkak të mungesave të gazit dhe rritjes së çmimeve të gazit.

Duke raportuar në Komisionin Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Rizvanolli tha se situata është pasojë e çmimeve të larta të importit.

Ajo tha se për import të energjisë elektrike këtë vit janë paraparë 12 milionë euro, por këto mjete, sipas saj, janë shpenzuar vetëm në dy muaj.

Rizvanolli tha se nuk mund të ketë garanci se çmimi i rrymës nuk do të rritet.

Sipas ministres Rizvanolli, një bllok i termocentralit “Kosova B”, ka dalë jashtë funksionit, ndërsa ka shpërndarë një manual i cili kërkon nga qytetarët që ta kursejnë energjinë elektrike. Ajo thotë se një pjesë e konsiderueshme e energjisë elektrike që konsumojmë vjen nga ndriçimi.

Për shkak të situatës së rënduar, Qeveria e Kosovës dhe autoritetet e tjera, si ZRRE dhe KEDS, kanë kërkuar nga qytetarët që të kursejnë rrymë, në mënyrë që të mos vijë deri te mungesat.

Po ashtu, aty bëhet thirrje edhe që pajisjet elektrike që konsumojnë më shumë energji, si lavatriçja, lavastovilja dhe hekuri për hekurosje të përdoren mes orës 22:00 dhe 07:00.

Fatura e energjisë elektrike në Kosovë mund të shtrenjtohet për 7 për qind në muajt e ardhshëm, kështu ka paralajmëruar KEDS. Sipas tyre, konsumatorët e Kosovës aktualisht paguajnë 6.75 centë për kilovat në orë. Ky çmim do të jetë deri më 1 prill të vitit 2022, nëse KEDS-i dhe ZRRE bëjnë shqyrtimin e tarifave të energjisë elektrike.

Ministria e Ekonomisë, ndërkohë, është duke hartuar Strategjinë e Energjisë për periudhën 2022-2031.

Kjo strategji, sipas ministrisë, do t’i analizojë të gjithë skenarët potencialë dhe të përballueshëm financiarisht, për të rritur stabilitetin e furnizimit me energji elektrike, si dhe do të ofrojë mundësinë e integrimit sa më të madh të burimeve të ripërtëritshme të energjisë.

Përveç çmimit të energjisë elektrike, që pritet të shtrenjtohet, muajve të fundit në Kosovë janë shtrenjtuar dukshëm edhe çmimet e produkteve bazë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy