Sistemi “Blu Box” instalohet në Durrës, verifikon kontrollin satelitor të vendndodhjes së anijeve

Sistemi “Blu Box” instalohet në Durrës, verifikon kontrollin satelitor të vendndodhjes së anijeve

Në portin e peshkimit në Durrës është kryer për herë të parë instalimi i pajisjeve të lokalizimit satelitor të anijeve të peshkimit “Blu Box” që kryejnë menaxhim dhe kontrollin satelitor të vendndodhjes së anijeve.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi tha se, “nga ky projekt kanë përfituar deri tani 108 anije peshkimi. Transmetimit të tyre satelitor, do t’i bashkohen shumë shpejt edhe anijet e porteve të tjera.”- deklaroi Ekonomi.

Gjeoreferenca do të lidhet në mënyrë të menjëhershme nga e- Albania dhe shërbimi që ajo ofron, duke nisur kështu funksionimin e këtij sistemi.

Sistemi “Blu Box” kontribuon në modernizimin e hapësirës ujore me një teknologji të zhvilluar e të sigurt, që sjell performancë të lartë të cilësisë në menaxhimin e burimeve të peshkimit.

“Blu Box”, ka si qëllim rritjen e nivelit të sigurisë përsa i përket anijeve të peshkimit në rast rreziku, si dhe ruajtjen e burimeve të peshkimit.

Kjo është një risi tjetër mbështetëse në sektorin e peshkimit, krahas zerimit të TVSH-së, për të gjitha elementet që i duhen peshkimit, ndërsa vijon deri në fund të muajit janar aplikimi në skemat e mbështetjes me grante nga BE për rinovimin e anijeve të peshkimit dhe materialeve bazë të këtij sektori.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy