AMF: Kompanitë e sigurimit nuk do të shpërndajnë dividend deri në fund të vitit

AMF: Kompanitë e sigurimit nuk do të shpërndajnë dividend deri në fund të vitit

Kompanitë e sigurimit nuk do të shpërndajnë dividend deri në fund të këtij viti, një masë kjo që shihet e nevojshme në vështirësive financiare që ka shkaktuar pandemia. Vendimi është marrë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe është bërë i ditur nga kreu i këtij institucioni gjatë raportimit në Parlament.  

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv, Ervin Mete, bëri me dije se Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka marrë vendim që deri në fund të vitit të mos ketë asnjë shpërndarje fitimi nga subjektet nën mbikëqyrje, në mënyrë që kapitalet të mbahen në sistem, duke vlerësuar këtë si një nga mënyrat më efektive për të rikuperuar luhatje të mundshme të treguesve.

Në fjalën e tij, Mete theksoi se, referuar ndikimeve vazhduese të pandemisë në ekonomi dhe në sektorin financiar, është e rëndësishme për Autoritetin dhe për operatorët e tregjeve nën mbikëqyrje, marrja e masave për një përballim sa më të kujdesshëm të efekteve. 

Autoriteti u ka kërkuar të gjithë operatorëve të tregjeve nën mbikëqyrje që të përditësojnë dhe të kenë funksionale plane të vazhdimësisë së veprimtarisë dhe planet e përballimit të krizave, ku të detajohen të gjithë elementët teknikë, logjistikë, njerëzorë dhe financiarë për përballimin e efekteve të mundshme. Gjithashtu, në linjë me rekomandimet e autoriteteve rregullatore evropiane, ju është kërkuar operatorëve të tregjeve nën mbikëqyrje të vlerësojnë efektet e pandemisë për konsumatorët, por edhe për vetë shoqëritë”, theksoi z. Mete.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy