Ekspertët e ekonomisë thonë se pas reformës në drejtësi hierarkia e pagave është prishur, ndaj dhe e cilësojnë të drejtë vendimin e qeverisë për të dyfishuar rrogën e presidentit dhe të kryeministrit. Por ata shtojnë se reforma në sistemin e pagave duhet të ketë shtrirje kombëtare. Nga ana tjetër dyshime ngrihen edhe për burimet e financimit.



