
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka gjobitur dy subjekte në Fier dhe Berat, pasi tregtonin mish në mënyrë të kundërligjshme. Gjatë muajit gusht në gjithë vendin është sekuestruar 6.9 ton mish dhe gjobat e vendosura arrijnë në shifrën e 2 milionë e 500 mijë lekë.



