Nevila Popa, eksperte turizmi, thotë se pavarësisht se është branduar mirë, turizmi shqiptar ka nevojë për rregullim. Në MCN Economy, Popa tha se duhet rritur cilësia e shërbimit në mënyrë që të përputhet me pritshmëritë e turistëve gjithnjë në rritje.
Nuk mundemi të ndalojmë lëvizjen e njerëzve. Çdo shkëmbim përvoje na vlen për të qenë më të mirë e për t’u përmirësuar vetë. Çdo gjë që lidhet me emrin e mirë të Shqipërisë na sjell një imazh pozitiv.
Patëm stopim gjatë pandemisë, njerëzit kërkonin të lëviznin në zona me natyrë pas mbarimit të saj. Shqipëria nuk mund të bëjë përjashtim. Duke pasur brandim të mirë të destinacionit, duke qenë që ne ishim të hapur për turistët e huaj, kjo bëri të mundur të shiheshim jo vetëm si turizëm i bregdetit.
Nëse flasim për problematikat, ka shumë. Në një zhvillim të industrisë së turizmit, ne do të presim që përveç gjërave të mira, të shkojmë drejt përmirësimit të saj. Ne duhet t’u referohemi standardeve dhe cilësisë së produktit turistik. Është më mirë të kemi një turizëm me të ardhura të mira. Ka shumë gjëra që mund të rregullohen. Vetëm dukë bashkëpunuar, mund t’i qasemi. Me rritjen e numrit të turistëve të huaj, si p.sh. tregu spanjoll, duhet të përkthehet në sa të gatshëm jemi ne për ta menaxhuar këtë fluks me atë pritshmëri që kanë turistët kur vijnë këtu. Rritja e brandit duhet të na vërë para një përgjegjësie që kjo kërkesë të na përkthehet në të ardhura.



