Shtetëzimi i sektorëve kyç të ekonomisë/ Kara: Shteti të bëhet aktor, pa prekur rregullat e lojës

Shtetëzimi i sektorëve kyç të ekonomisë/ Kara: Shteti të bëhet aktor, pa prekur rregullat e lojës

Juristi Romeo Kara për shtetëzimin e sektorëve kyç të ekonomisë, si kompanitë Air Albania, Ilyrian Guard dhe Banka Shqiptare e Zhvillimit, kërkon që shteti të bëhet aktor për të kontrolluar, por prekur rregullat e lojës.

 

Nga studio e “MCN Economy”, ai deklaroi se privatizimi i çmendur dhe jashtë rregullave të lojës, na detyron t’i kthehemi ekonomisë shtetërore.

 

Ne ia lamë në dorë privatit dhe mënyra si u luajt me privatin, ka qenë tërësisht e korruptuar dhe ata dështuan. U bënë aq agresivë dhe të pangopur në marrjen e tenderave dhe kapjen e shtetit. Duke shkelur çdo lloj etike dhe gare, i detyruan shqiptarët të përjetojnë soft gjenocid. Duhet të fillojë aktori shtet të lozi, nuk mendoj se një njeri që ka shkatërruar gjithë prokurimet dhe tenderimet të bëjë këtë punë. 

 

Ti nuk je sovran, ke dy tre oligarkë që nesër iu teket të shesin kompanitë e tyre dhe ti nuk e merr vesh se çfarë bëhet me kapitalin tënd. Nuk mundesh të trashesh në Shqipëri dhe të zhvendosësh kapitalin. Kjo hemorragji duhet të marrë fund. Më mirë të pranojmë që shteti të ketë një monopol të caktuar diku, për shembull lojërat e fatit. Ne na mungon politika sociale. 

 

Hajde ta bëjmë shtetin dhe aktor por të kontrolluar, pa prekur rregullat e lojës. Të hanë dhe njerëzit të mbijetojnë, të kenë ku të fusin kokën dhe të kenë një minimum jetik. Ti ke për detyrë t’iu dalësh zot njerëzve të tu që po të ikin. A do ketë një efekt pozitiv? 

 

Nëse do e bëjnë të kontrolluar me rregulla të barabarta dhe përpara gjykatës të jemi të barabartë, që mos të jemi në mëshirë të oligarkëve. Ne duhet të krijojmë disa shtylla ekonomike mbijetuese. Privatizimi i çmendur dhe jashtë rregullave të lojës, na detyron t’i kthehemi deri diku ekonomisë shtetërore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy