Glevio Tabaku nga Shqipëria bëhet në MCN Informacion teksa komentoi cilësinë e jetesës në Shqipëri u shpreh se të rinjtë zgjedhin të largohen sepse kostot e jetesës këtu janë bërë të papërballueshme.
Ai tha se shqiptarët janë në një pozicion ku e kanë kuptuar se duhet ndryshim dhe këtë duhet ta tregiojnë me votën e tyre.
Sipas tij Shqipëria është e fundit sa i përket shëndetësisë, të gjitha këto vijnë për shkak të korrupsionit dhe ne na duhet pikërisht një reformë e fuqishme që ta shkulë ata rrënjësisht.
Tirana është qyteti që ka kolegjin e Evropës dhe ka të gjithë programuesit, ka një investim të rëndësishëm për Tiranën, por ne shohim që të rinjtë tanë largohen ditë për ditë nga vendi. Në 2022 ne jemi renditur të fundit në Evropë për fuqinë blerëse, që do të thotë që unë si i ri i sapo hyrë në tregun e punës shoh se për të njëjtën sasi pune që do harxhoj këtu për të blerë një shtëpi po të shkoj në Milano dhe punoj të njëjtën punë e blej për një kohë më të shkurtër.
Të rinjtë largohen sepse kostot e jetesës këtu janë bërë të papërballueshme. Ne duhet ti ofrojmë qytetarëve një alternativë reale dhe çfarë ofrojmë, sepse sot vetëm në Astir dhe Fresk mund të gjesh shtëpi me qera me çmime të papërballueshme.
Mendoj se Shqipëria është në një pozicion tani që e kanë kuptuar që duan ndryshim dhe se s’mund t’ja hedhin më tani duke i dhënë një bonos në fundvit pensionistit. Ka ardhur koha që të tregojnë me reagimet e tyre si protesta, peticionet, por ama është koha që të tregojnë dhe me votë që na duhet një Shqipëri tjetër ndryshe.
Mendoj se tani ka një alternativë reale që deri tani kishte munguar dhe shpresoj se do shohim një popull që do tregojë se është lodhur nga kjo politikë që i ka lënë në mëshirë të fatit.
Shqipëria është e fundit sa i përket shëndetësisë, të gjitha këto vijnë për shkak të korrupsionit, por ne na duhet një reformë e fuqishme që të shkulë rrënjësisht korrupsionin që na vjen nga paratë e krimit të organizuar dhe duhet ti themi stop ose të bëjmë gati valixhet dhe të ikim nga ky vend.



