Tabaku: Taksa e korrupsionit mban në këmbë këtë qeveri, i përkulet krimit të organizuar

Tabaku: Taksa e korrupsionit mban në këmbë këtë qeveri, i përkulet krimit të organizuar

Deputetja e zgjedhur e PD-së Jorida Tabaku reagoi sot pas raportit të Dhomës Amerikane të Tregtisë, që kërkoi që qeveria të luftojë korrupsionin.

 AmCham në një raport vjetor analizon të gjithë raportet ndërkombëtare dhe në fokusin e sugjerimeve të saj për qeverinë është lufta ndaj korrupsionit, së dyti është sistemi i padrejtë i taksave dhe prokurimet publike.

Por për Tabakun, kjo gjë nuk mund të arrihet nga kjo qeveri sepse, sipas saj, ajo i shërben krimit të organizuar.

 “Fatkeqësisht korrupsioni që tanimë është fakt që vërtetohet dora dorës nga të gjithë raportet ndërkombëtare dhe kombëtare po shndërrohet në pengesën më madhore për rritjen ekonomike të çdo shqiptari. Gjithçka është e rrotulluar rreth një betejë të pa kompromistë kundër korrupsionit. Po kush mund ta bëjë këtë betejë? Një qeveri që jeton me korrupsionin? Ku shumica dërrmuese e ministrave është përfshirë në afera korruptive?  Një qeveri e tillë nuk do ta luftojë korrupsionin që shqiptarëve u kushton taksën e miliona eurove çdo vit. Prandaj zgjedhjet vidhen, pushteti dhunon dhe përdor paratë e krimit janë mbrojtësit e korrupsionit dhe qeverisë. Një qeveri që qep ligje preferenciale për interesat e tyre korruptive. Një mazhorancë që i përkulet vullnetit të krimit të organizuar dhe oligarkisë nuk mund të luftojë për një Shqipëri të lirë. Taksa e korrupsionit është ajo që mban në këmbë këtë mazhorancë”, u shpreh Jorida Tabaku në “Facebook”.

 Dhoma Amerikane e Tregtisë i propozoi qeverisë dhe Parlamentit të ri, 40 propozime që synojnë përmirësimin e klimës së biznesit.

 Në thelb të propozimeve është ai për të luftuar korrupsionin, në mënyrë që të krijohet besimi në publik. Pjesë e këtij propozimi lidhet edhe me prokurimet publike, të cilat duhet të ofrojnë procedura më transparente.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy