Analisti Denis Dyrnjaja Vendimin e Këshillit të Ministrave për rishitjen e kateve pa leje për ndërtuesit që kanë ndërtuar pa leje, e sheh si formalizim të ilegalitetit.
Duke folur për emisionin “MCN Economy” ai kërkon që të ketë një masë ndëshkuese, një gjobë, e cila ti frenojë këta ndërtues të mendojnë sërish për abuzim, apo edhe përjashtim nga dhënia e lejeve të ndërtimit.
Dyrnjaja denoncoi se te kulla e njohur si “Syri i Tiranës”, janë ndërtuar 7 kate shtesë.
Kur kujtoj zëvendëskryeministren Balluku që u habit kur pa pallatin 9 katësh, u habit dhe tha nga doli.
Policia e Shtetit kontrollon territorin për ndërtimet e paligjshme, përveçse mund të jetë në periferi, në mes të Tiranës të ngresh një 9-katësh dhe të befasohesh, është vetë befasi që të befasohesh.
Te “Syri i Tiranës”, janë 7 kate shtesë, por u gjet një artificë që duhet justifikuar si të ligjërohet paligjshmëria dhe u fut VKM e posaçme që rifuti në lojë pronarët duke riblerë atë që kishin ndërtuar.
Lajmi nuk qëndron këtu, por që nuk u ble as me çmim tregu. Ti kap shkeljen dhe pastaj i gjen shkeljes një rrugë ligjore që ta bësh të ligjshme.
Ti kap shkeljen dhe e penalizon, qoftë edhe me prishje. Por ta tolerosh në këtë mënyrë abuzimin masiv, nuk mund ta lejojmë.
Jemi të gjithë të barabartë para ligjit, apo ka ca që janë në mënyrë të pabarabartë? Nëse mua më shemb ndërtimin dhe tjetri në mes të Tiranës shton 7 kate, 5 mijë metër katrorë, kjo nuk është e drejtë.
Nëse nuk denoncohet paligjshmëria, ne nuk mund të denoncojmë paligjshmërinë dhe paligjshmërinë ta bëjmë të ligjshme pastaj.
Nëse futesh në aksion për identifikimin e objekteve që kanë shkelur lejen e ndërtimit me kate shtesë, ti do marrësh masa ndëshkuese për këta ndërtues.
E para duhet ta përjashtosh nga marrja e lejeve për shembull 5 vjet, që të mos vazhdojë me shkeljet.
Duke e amnistuar, qoftë dhe duke i vënë një tarifë riblerje, ti nuk ke bërë asgjë. Duke manipuluar me fashat e tarifave për metër katror, ti hap mundësinë që ai të fusë një zarf nën dorë dhe të blejë me shumë më pak para se sa referenca.
Duhet të ketë një masë financiare për këta shkelës përsëritës të urbanistikës dhe të përdhunimit të territorit.
Duhet të jetë edhe një gjobë, njësoj siç të vënë një gjobë në Itali kur ti shkel rregullat e qarkullimit.
Që ti herës tjetër as mos ta mendosh që ta bësh këtë gjë. Duhet shtrëngim ligjor që të fut në korniza dhe parandalimi. Ne formalizojmë atë që është ilegale.
Historia ka treguar se nëse nuk vepron një hallkë, hallka administrative e ekzekutivit, bëhet qëllimisht që të shpërndahet e gjithë historia pa pasur asnjë përgjegjës.
Prokuroria duhet të veprojë! Prokuroritë e rretheve janë kthyer në ndërmarrje me 8 orar që nuk bëjnë asgjë, ndërkohë që kanë mundësinë që të merren me territorin. Nisja e hetimit është çështje vullneti.
Duke i adresuar të gjitha çështjet te një prokurori e vetme SPAK, kam frikë se thjesht do e dyndim këtë prokurori me denoncimet tona dhe nuk do zgjidhim gjë. Jo më kot u ndala te prokuroritë e rretheve.
Territori në përgjithësi i është nënshtruar një ekspansioni barbar, që po ndërtohet ka kriter, pa filozofi. Siç kemi ekonominë të pakuptueshme, kemi dhe gjendjen urbane të pakuptueshme.
Ti ke 70 mijë apartamente bosh, që as nuk i blen njeri, as nuk i shet njeri. Ka nevojë që të hetohet se nga vijnë këto para.
Këtu kemi një ngërç mes ndërtimit që vazhdon të gëlojë dhe fuqisë blerëse që është fiktive, se nuk e dimë kush po blen.
Një person ka 9 apartamente, apo mund ti ketë një vajzë apo një grua. Është një kurth se kush po financon, kush po ndërton dhe kush po i blen.



