Influencerat në rrjetet sociale, marketingu më fitimprurës i momentit

Influencerat në rrjetet sociale, marketingu më fitimprurës i momentit

Ndikuesit e mediave sociale po transformojnë botën e marketingut.

Ndërsa vazhdojnë të rriten në numër dhe njëkohësisht të fitojnë edhe besimin e ndjekësve të tyre, ata bëhen pjesë integrale e mënyrës se si markat arrijnë tek konsumatorët.

Marketingu përmes influencuesve tashmë ka një shtrirje më të lartë krahasuar me mënyrat e tjera tradicionale.

Markat e ndryshme do të shpenzojnë 13.4 miliardë euro për fushatat e influencuesve deri në vitin 2022.

Rreth 79% e bizneseve favorizojnë instagramin krahasuar me platformat e tjera.

Ekzistojnë dy kategori kryesore për influencuesit, ata që kanë numër të lartë ndjekësish dhe ata me komunitete më të vogla, më të specializuara dhe më të angazhuara.

Studimet e fundit tregojnë se rezultatet më të mira nuk vijnë gjithmonë nga emrat e mëdhenj dhe kjo për një arsye të vetme: ndonjëherë angazhimi nuk është aq i lartë sa ai i mikroinfluencuesve.

Dubai është i njohur si një qendër për ndikuesit. Popullsia është e re, me një moshë mesatare 33 vjeç dhe mbi të gjitha është shumë aktive në mediat sociale. Kjo do të thotë se marketingu i influencuesve është shumë i efektshëm.

Mësohet se në Emiratet e Bashkuara Arabe 72% e të anketuarve në një studim të BPG Group në vitin 2019 blenë një markë osë hëngrën diku në një restorant, pasi dëgjuan për të nga një influencues.

Ndërsa 71% provuan një shërbim dhe 57% udhëtuan në një destinacion specifik për shkak të ndikuesve që i përmendin ato.

Ndërkohë kohët e fundit janë praktikuar dhe licencat e influencuesve në Emiratet e Bashkuara Arabe, çka e bën legjitime këtë lloj marketingu.

Ndërsa media sociale bëhet billboard-i i shekullit të 21-të, përdoruesit mund të presin që markat të shpikin mënyra edhe më imagjinare për t’i arritur ato përmes ndikuesve që ndjekin./ Euronews

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy