
Eksperti i ekonomisë Majlind Lazimi thotë se për shkak të ndryshimit të sistemit në vitet ‘90-të kemi pasur tendencë liberalizimit të tregjeve dhe ekonomisë, për rrjedhojë edhe inflacion të lartë, ku të gjitha kursimet e para viteve ‘90-të gati shumëzoheshin me zero.
Duke folur në emisionin MCN Economy lidhur me situatën e pensioneve, Lazimi deklaroi se në një rend të ri kapitalist, çmimet u liberalizuan, çka çoi në zhvlerësimin e fondeve dhe pensioneve në atë kohë.
Defiçiti demografik që po e vuajmë, emigracioni i lartë, fuqia punëtore ka qenë jashtë ekonomisë shqiptare, nuk ka qenë prezent në Shqipëri.
Një pjesë e mirë e familjeve mbahen nga remitancat, për sistemin ka qenë negativ se nuk ka pasur mundësi të furnizohet me kontributor.
Sot kemi 1.17 të punësuar për 1 pensionist, më para ka qenë 3 ose 4 të punësuar për një pensionist. Ne kemi më shumë pensionistë që dalin në vit, dhe rritja që kemi nga viti në vit të kontributorëve ka qenë rritje modeste.
Ekonomia shqiptare, gati 22% e ka bujqësia dhe gati 50% e popullatës jeton në zona rurale, se nuk janë të punësuar, por të vetëpunësuar dhe nuk kanë interes të paguajnë kontributet.
Çfarë sensi ka të paguajë, qoftë dhe aq pak për një pension që nuk e gëzoj. Elementi i pagës, paga mesatare pavarësisht se ka pasur rritje, kemi pagat më të ulëta në Europë.
Skema është totalisht shtetërore. Skema e pensionit privat është një instrument investimi, që ka mundësi ta shohë si një investim, më shumë se kontribut ndaj pagës dhe të ardhurat.
Të gjithë këto komponentë të marrë bashkë, bëjnë që skema të jetë defiçitare për dy dekadat e ardhshme, ndoshta dhe më shumë.



