Shqipëria do të furnizohet me energji dhe karburante nga Shtetet e Bashkuara, teksa vetë mund të shndërrohet në nyje të rëndësishme të shpërndarjes së gazit përmes tubacionit të TAP.
Ky ishte mesazhi që u përcoll në tryezën e organizuar me përfaqësues të kompanive amerikane, ku kryeministri nuk i kurseu elozhet për ambasadoren Juri Kim si ndërmjetësuese e disa projekteve.



