Myshketa: Centralizimi nuk mund të garantojë efiçencën e furnizimit me ujë

Myshketa: Centralizimi nuk mund të garantojë efiçencën e furnizimit me ujë

Këshilltari në Bashkinë e Durrësit, Joni Myshketa deklaron se në qytetin e tij nuk ka 24 orë ujë dhe se furnizimi plotësohet me depozita dhe cisterna, të cilat nuk janë aspak higjienike. 

Duke folur për “MCN Economy” ai thotë se Ujësjellësi i Durrësit është një sipërmarrëse aspak e suksesshme dhe me buxhet negativ miliona euro, pavarësisht financimeve që ka marrë. 

Sipas tij, centralizimi nuk mund të garantojë efiçencën e furnizimit me ujë.

Të gjitha reformat e ndërmarra nga kjo qeveri, ose mbi 80% e tyre kanë rezultuar reforma të dështuara.

Po kërkohet të monopolizohet çdo gjë që të menaxhohet nga një dorë. Furnizimi me ujë, është sistemi më i dështuar në 30 vite. 

Reforma iu heq të gjitha tagret bashkive përkatëse. Pritet të ketë rritje të çmimit të ujit për qytetarët dhe bizneset. 

Centralizimi nuk mund të garantojë efiçencën e një shërbimi. Se duke i mbledhur të gjitha në Tiranë, nuk je afër nevojave dhe shërbimeve konkrete. 

Mbetem skeptik se dorëzimi në një dorë të vetme i një sistemi, është një marsh pas dhe jo përpara. 

Për fat të keq, Durrësi është i mbushur me depozita duke shtuar rrezikun për papastërti.

Plus që është një shtesë në buxhetin e qytetarëve të cilët blejnë ujë nëpër markete. 

Ne paguajmë faturën e ujit, por secili prej nesh paguan edhe faturën informale për të blerë ujin për të gatuar dhe për ta pirë.

Ne paguajmë faturën për ujë të pijshëm, i cili vetëm i pijshëm nuk është. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy