
100.000 veshjet e para mbrojtëse të prodhuara nga kompani të tekstilit në Shqipëri u eksportuan në Gjermani.
Lajmi është publikuar nga Ambasada Gjermane në faqen e saj zyrtare në Facebook, e cila ndër të tjera thekson se pandemia e koronavirusit ka goditur industri të shumta në mbarë botën, përfshirë industrinë e tekstilit në Shqipëri.
“Me iniciativë dhe mbështetje të programit ProSEED të financuar nga qeveria federale gjermane dhe në bashkëpunim me Dhomën Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri u eksportuan në Gjermani 100.000 veshjet e para mbrojtëse të prodhuara nga kompani të tekstilit në Shqipëri”, thekson Ambasada gjermane.
“Veshjet mbrojtëse do përdoren kryesisht për qëllime mjekësore”, nënvizon ambasada e Gjermanisë.



