Ministri i Financave Publike, Arben Ahmetaj bëri publik bilancin e punës për vitin 2016. Ai deklaroi se ekonmia ka ecuri pozitive dhe se kjo sipas tij ka ardhur nga efeti I reformave të ndërmarrë nga qeveria. Rritja e të ardhurave, rritja e investimeve, apo dhe ulja e kredive me problem, sipas Ahmetjat janë tregues se ekonomia po performaon pozitivisht.



