
Gazetarja OIa Xama tha në studion e MCN Economy se Shqipëria ka më tepër forma klasike të pastrimit të parave ku vijojnë që të dominojë sektori i ndërtimit dhe sektori bankar
Më tej, Xama tha se vitet e fundit është shtuar transferimi i parave me sisteme Hawala që implikojnë zyrat e këmbimit valutor dhe kriptomonedhat.
Shqipëria ka më tepër forma klasike të pastrimit të parave ku vijojnë që të dominojë sektori i ndërtimit, sektori bankar sa i takon pjesës së transferimeve. Vitet e fundit shohim që është shtuar transferimi i parave dhe me skema të tjera si sisteme Hawala që implikojnë zyrat e këmbimit valutor por dhe kriptomonedha.
Sipas raporteve dhe nga Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK, Aktiviteti kryesor që përdoret për pastrimin e parave është ndërtimi. Dosjet me bujë të SPAK dhe prokurorive të rretheve, një pjesë e mirë e parave të korrupsionit dhe krimit të organizuar janë të investuara ose kompani ose në b;erjen e pasurive të patundshme,
Shumica e fondeve ku investohet paratë e korrupsionit dhe krimit të organizuar janë në pasuri të patundshme. Sektori i ndërtimit në Shqipëri ka një lloj dinamike që lejon futjen e shumave të konsiderueshme.
Sipas Xamës, afërsisht 1/3 e ekonomisë shqiptare është informale.
Problemi në kontekstin shqiptar është sa % e ekonomisë është informale dhe sa arrin të pastrohet kjo para në ekonominë shqiptare
Sipas vlerësimeve të tërthorta të BB dhe BSH afërsisht 1/3 e ekonomisë shqiptare është informale.



