
Blerina Gjyriqi, përfaqësuese e Shoqatës së Biznesit të Vogël për Tiranën tha në studion e MCN Economy se biznesi i vogël dhe i mesëm ndodhet në ditët e saj më të vështira.
Sipas Gjyriqit, mungesa për punëtorë e ka çuar biznesin vogël në blackout.
Mungesa për punëtorë, biznesi i vogël është në blackout. Ose punojnë vetë dhe ata janë mbi moshën 40-50 vjeç dhe janë drejt pensionit. Nuk ka pasur ndonjëherë ditë më të zeza për biznesin, sidomos për biznesin e vogël dhe të mesëm.
Më tej Gjyriqi tha se punonjësit e huaj kanë dhe kosto të fshehur si strehimi, ushqimi dhe energjia.
Paga është kosto direkte, e dukshme, dhe si biznes kur bëjmë aplikime, paga nuk është e vetmja kosto. Ke kosto të fshehur, si kostot e fjetjes, ushqimit, energjetikës që e kalojën pagën 900 euro. Jam e bindur që këto kosto mujore për një punëtor të huaj e kalojnë.
Gjyriqi renditi disa arsye pse të rinjtë vijojnë të largohen nga vendi:
Arsyet kryesore pse të rinjtë, profesionistët dhe njerëzit me nivel mbi mesataret largohen pikë së pari stabilitetin financiar që nuk e kanë këtu. Shëndetësia, faktor kyç pse të rinjtë nuk duhet të lëvizin. Meritokracia nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston.



