Rama inspekton punimet në Valias: Brenda dhjetorit familjet në banesa

Rama inspekton punimet në Valias: Brenda dhjetorit familjet në banesa

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në Valias të Kamzës, ku po punohet për ndërtimin e një lagjeje të re prej 21 objektesh banimi, ku do të strehohen 280 familje.

Pjesa e infrastrukturës nëntokësore ka përfunduar. Kompleksi i banimeve ndërkaq, do të jetë gati në dhjetor, për të mirëpritur banorët e parë.

Ndërtimi shtrihet në një sipërfaqe prej mbi 30 mijë metrash katrorë. Objektet e banimit do të jenë katër katëshe dhe do të kenë pjesë të tyre edhe parkime nëntokësore.

Në një pjesë të objekteve do të ketë ambiente shërbimi në katet e para.

Puna, përtej banesave, ka filluar edhe për ndërtimin e një çerdheje dhe shkolle. Kopshti ndërkaq është tashmë i përfunduar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy