Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, thotë se qeveria dhe konkretisht Ministria e Ekonomisë dhe Financave me në krye Anila Denajn, nuk kanë një plan të qartë për mbrojtjen e biznesit nga pasojat e Covid-19.
Sipas Kreut të Shtetit biznesi i vogël është rënduar nga taksat dhe ndodhet në vështirësi për të shlyer detyrimet.
Meta shprehet i shqetësuar pasi sipas tij biznesi i vogël nuk po përballon dot pagesat e energjisë elektrike, ujit apo dhe qiratë e mbientit.
Edhe një ditë më parë, Meta tha se buxheti i vitit 2021 ka një fond të papërfillshëm për mbështetjen e biznesit.




