
Gazetari Klodian Tomorri në MCN Live ka komentuar lidhur me marrëveshjen për dyfishimin e çmimit të patentës të cilën e ka konsideruar një kartel të pastër që shkel ligjin e konkurrencës. Ai tha se ky vendim duhet të rrëzohet.
Marrëveshja për rritjen e çmimit të patentës është një kartel i pastër dhe Shqipëria është i vetmi vend në botë që kartelet shpallen publikisht. Këtu bëhen para kamerave marrëveshjet kartelë dhe kalon si diçka normale. Marrëveshjet kartelë janë forma më e rëndë e shkeljes së konkurrencës, nuk e kemi vepër penale, por kjo marrëveshja e Gonxhes, Ceno Klosit dhe autoshkollat nëse do kishte ndodhur në SHBA, do ishin marrë me pranga dhe tani do ishin para drejtësisë. Nuk e kemi vepër penale, por do doja të ishte sepse është është vjedhje e pastër, u merren para qytetarëve përmes një marrëveshje.
Më tej ai thekson se motivet që thotë Gonxhe mund të jenë, por kjo s’ka rëndësi, por DPSHTRR nuk janë aty për të bërë rregullatorin dhe nëse ka fiktivitet në autoshkolla kjo nuk zgjidhet duke dyfishuar çmimin e patentës.
Autoshkolla që nuk i plotësojnë kushtet le tu hiqet licenca. Pra kjo është një histori me motive që nuk qëndron, e vetmja gjë e qartë është një marrëveshje kartel i pastër dhe duhet të rrëzohet ky vendim sepse nëse autoshkollave nuk u del hesapi le ta rrisin vetë çmimin. Tregu është i lirë.



