Bie propozimi i qeverisë në Komisionin e Ekonomisë, për rritje të akcizës për gazin e lëngshëm për përdorim nga automjetet në 13 lekë për litër. LSI propozoi një zbritje të kësaj akcize në 9 lekë për litër. Por në fund u votua propozimi i Anastas Angjelit për një nivel akcize 8 lekë për litër. Erjon Brace votoi kundër uljes. Opozita nuk votoi, me argumentin se akciza do të rrisë çmimin



