Kisha Ortodokse përuron HEC-in në Elbasan: Nismë e Janullatos

Kisha Ortodokse përuron HEC-in në Elbasan: Nismë e Janullatos

Gjatë së martës në Elbasan u përurua Hidrocentrali HEC Rapuni 3&4 si një investim i Kishës Ortodhokse Autoqefale Shqiptare në sektorin e energjitikës. Sipas një njoftimi për shtyp të Kishës Ortodhokse ky hidrocentral është ndërtuar si nismë dhe ka qenë nën kujdesin e vazhdueshëm të Kryepeshkopit Janullatos.

 

Hidrocentrali është ndërtuar në rrjedhën e poshtme të lumit Rrapun dhe përbëhet nga disa sektore kryesore si, vepra e marrjes nivel ngritëse, dekantuesi, tuneli hidroteknik, godina e HEC-it, kulla e ekuilibrit dhe nënstacioni (lidhja me sistemin energjitik shqiptar). Gjithmonë sipas Kishës Ortodokse kjo vepër është ndërtuar në përputhje me strategjinë e qeverisë shqiptare për sektorin energjitik dhe në përputhje të plotë me zhvillimin rajonal të qarkut të Elbasanit. Fondet që do të përfitohen do të përdoren për aktivitetet e kishës, financimin e strukturave të saj dhe simotrave nëpër botë. I gjithi ky investim pritet të përkthehet në një ndikim pozitiv në pavarësinë ekonomike të Kishës Ortodokse.

 

Ky investim ka edhe objektiva finalë si garantimi i vazhdimësië së veprës sociale të Kishës, mbështetjen e programeve për fëmijë, të rinjtë si dhe në përkujdesjen ndaj njerëzve nënevojë. Këtu përfshihen edhe synime si resaturimi dhe mirëmbajtja e kishave dhe manastireve por edhe ndërtimi i veprave ortodokse të reja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy