
Komisioni parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, miraton ndryshimet në ligjin e turizmit me 9 vota pro. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, tha do të nxiten investimet në hotele me 4 dhe 5 yje, një biznes i munguar, që na vendos në disavantazh me vendet fqinje. Mbledhja u shoqërua me debate mes ministrit dhe deputetëve të opozitës.



