INSTAT ka bërë publike të dhënat finale të Produktit të Brendshëm Bruto për vitin 2013 dhe gjysmë-finale për vitin 2014.
Rezulton që në 2013 rritja ekonomike të ketë qenë 1 për qind dhe në 2014 ishte 1.83 për qind. Sipas këtyre të dhënave, Produkti i Brendshëm Bruto në 2014 shkoi në 10 miliardë euro, ose e shprehur ndryshe 3,443 euro për frymë.



