Alimehmeti: Rrezik për krizë nga sektori imobiliar. Duhet model taksimi për sipërfaqet që mbahen stok

Alimehmeti: Rrezik për krizë nga sektori imobiliar. Duhet model taksimi për sipërfaqet që mbahen stok

Kandidati për primaret e PD për Tiranën, Ilir Alimehmeti, deklaroi në “MCN Economy” se në Tiranë ka rrezik për një krizë nga flluska që po krijon sektori imobiliar.

Po ashtu ai vuri në dukje se bashkia duhet të aplikojë një model taksimi për sipërfaqet e pabanuara që mbahen stok.

Ne ndërtojmë vetëm njësi banimi, s’mendojmë për asgjë tjetër, çfarë u duhet atyre banorëve për të jetuar. Ka nevojë për çerdhe, kopshte, spitale, polici, ujë, drita, ne vazhdojmë mendojmë vetëm për shtëpi, që është minimalisht infantile. Kur ta pyesni ku e ke shkollën më të afërt, po spitalin më të afërt, sa e keni trafikun për në qendër? Qendrat rezidenciale janë si qeliza që duhet të funksionojnë më vete, pa pasur nevojë t’i drejtohen përditë Tiranën. Pse shkonin njerëzit te liqeni i Farkës? Se kishte një natyrë, ajër të pastër. Kur të jetë e ndërtuar s’do shkojnë më. Aq e pabanueshme është Tirana, saqë kush mundet në fundjavë merr makinën dhe ikën nga Tirana. Është gjithë kjo Tiranë, gjithëçka duhet të bëhet beton?! Të gjithë ne nuk jemi të lumtur me këtë gjë. Kur të bëhen ato ndërtime aty, ajo s’do jetë më zonë turistike, rezidenciale po, por jo turistike. Ne kemi edhe mal, kishim edhe liqene, kemi edhe kodra, ka agroturizëm nëse do të zhvillosh. Por kryesorja është kultura, trashëgimia, kulinaria. Unë kam një pyetje të madhe për këta që thonë vertikalizimi, pse godinat qeveritare qenkan dykatëshe, pse nuk i vertikalizojnë?! Kjo është demagogjia që shitet. Duhet të aplikohet ai model taksimi për sipërfaqet e pabanuara, pasi mbahen stok. FMN dhe BB thotë për një flluskë ekonomike e tmerrshme. Mos harrojmë që kriza në Amerikë ka ardhur nga imboliari. Po na çojnë me këmbët tona drejt një krize. Kriza është një risk shumë i madh, është denoncuar qarta dhe është parashikuara nga BB dhe FMN. Zhvillimi s’mund të vijë vetëm përmes ndërtimit. I vetmi kryeqytet që s’ka një stacion treni. Është e vetmja bashki, ku treni të ndalet në Vorë. Turisti s’e di si vjen në Tiranë, duhet të marrë vetëm taksi”.

I pyetur nëse do të japë leje ndërtimi nëse bëhet kryebashkiak, Alimehemti tha:

Në zonat e lejuara patjetër, por jo në zonat e kuqe. Dubet të bëjë sens me kërkes-ofertën, jo ndërto pa sens”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy