Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve në vend.
Mësohet se Bordi i Transparencës ka rritur me 4 lekë çmimin e naftës.
Nga ora 15:30 çmimi i naftës pakicë do të të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 175 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 163 lekë/litër.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.



