Tabaku: Pezullimi i tenderave kursen 200 milionë euro (VIDEO)

Tabaku: Pezullimi i tenderave kursen 200 milionë euro (VIDEO)

Vendimi për anulimin e prokurimeve publike ishte një masë që opozita e kërkuar prej dy javësh, por mbetet për t’u parë sa do të vihet në zbatim nga qeveria. Në një intervistë për TvT, ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku, u shpreh se PD e ka kërkuar me ngulm një masë të tillë, pasi u vu re një favorizim i bizneseve që përfitojnë më së shumti nga buxheti i shtetit.

Qeverisë i kemi kërkuar që më 11 mars të ndalonte koncesione dhe tendera. Javën e parë pati një lukuni dhe një sulm ndaj buxhetit të shtetit, duke shpërndarë pagesa për biznese që kanë qenë përfituesit më të mëdhenj nga buxheti dhe nuk kishin lidhje me krizën. Kursehen dhe gjenden pothuajse 200 milionë euro vetëm nga pezullimi i tenderave. Duhet parë sa do të zbatohet, sepse qeveria është traguar gjithmonë selektive në zbatimin e vendimeve të saj”, tha ajo.

Tabaku tha se paketa mbështetëse e qeverisë nuk është në përpjestim me buxhetin.

“Nuk i kemi kërkuar qeverisë paketë si Gjermania dhe Amerika. Serbia dha një paketë prej 1 miliard euro, Kosova, me buxhet sa gjysma jonë. 170 milionë euro shkon paketa për biznesin, ndërkohë në Shqipëri jo më shumë se 65 milionë euro”, tha ajo.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy