BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit. Inflacioni 1.7 %

BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit. Inflacioni 1.7 %

Banka e Shqipërisë vendos të mbajë të pandryshuar normë bazë të interesit në nivelin 1.25 për qind, pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës.

Lajmi është dhënë në konferencën periodike për mediat nga Guvernatori i BSH, Gent Sejko, i cili më tej tha se inflacioni u regjistrua në 1.7 për qind në tremujorin e tretë, duke shënuar një rënie në vlerat e dy tremujorëve.

“Ne përfundim të diskutimeve, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit. Inflacioni regjistrohet në nivelin 1.7 për qind në tremujorin e tretë, duke shënuar një rënie në vlerat e dy tremujoreve paraardhës. Ngadalësimi i inflacionit erdhi si pasojë e goditjeve të ofertës, i cili pritet të jetë në kohë të shkurtër.”

Nga ana tjetër, Guvernatori Sejko u shpreh se ekonomia shqiptare po shkon drejt ekuilibrit. “Aktiviteti ekonomik ka vijuar të rritet me rimte të përafërta edhe gjate tre tremujorëve. Kredia për sektorin privat u rrit me 3.1 për qind, si pasoje e zgjerimit me 9.7 për qind të portofolit në lek. Standardet e kreditimit janë lehtësuar, por ende vazhdojnë të mbeten konservatore. Perspektiva afatmesme e zhvillimit ekonomik të vendit, pozitive”, u shpreh Sejko.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy