Në prezantimin e raportit vjetor të Bankës së Shqipërisë, guvernatori Gent Sejko deklaroi se ekonomia jonë ka nivel relativisht të lartë informaliteti.
Duke folur në komisionin e ekonomisë, Sejko tha se po merren masa për reduktimin e informalitetit.
Sipas tij, ky fenomen ka pasojat e tij në shumë tregues ekonomik, përfshirë edhe kursin e këmbimit.

Banka e Shqipërisë ka marrë vazhdimisht masa për reduktimin e informalitetit, nëpërmjet përmirësimit të sistemit të pagesave, nëpërmjet prezantimit të kërkesa rregullatore që mundësojnë dhënien e kredive vetëm kundrejt bilanceve të certifikuara fiskale bizneseve, si dhe nëpërmjet zbatimit të të gjithë ndryshimeve të nevojshme mbikëqyrëse rregullatorë të cilat janë në fushën tonë të kompetencave në kuadrin të planit të masave për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftën kundër terrorizmit.
Në vitin 2022, pati pesë rritje të normës së interesit dhe gjatë vitit 2023 pati 2 herë rritje të normës së interesit.
Ky ngadalësim pasqyroi forcimin e kursin të këmbimit dhe kahun konsolidues të politikes fiskale.
Mbiçmimi i shpejtë i lekut ndihmoi në zbutjen e presioneve te huaja inflacioniste, ndërsa konsolidimi fiskal ndihmoi në frenimin e presioneve në brendshme inflacioniste.
Në veçanti forcimi i lekut ka qenë dhe vijon të jetë një nga zhvillimet më të diskutuara ekonomike. Rëndësia e këtij treguesi për zhvillimet ekonomike në vend kanë sjellë atë në fokus të analizave tona.
Në mënyrë të përmbledhur ata kanë konkluduar se trendi forcues i kursit të këmbimit ka ardhur si pasojë e përmirësimit strukturor të bilancit të shkëmbimeve tregtare dhe financiare të Shqipërisë me botën, të pasqyruara në rritjen e eksporteve, kryesisht të turizmit, remitancave dhe investimeve te huaj direkte.
Në këto rrethana forcimi i lekut pati një ndikim tërësor pozitiv në ekonomi.
Kontribuoi në kontrollin e inflacionit duke rritur fuqinë blerëse të shqiptarëve dhe mundësoi një normalizim me gradual të qëndrimit politikës sonë monetare gjatë 2023, duke mbajtur të ulëta kostot e financimit të bizneseve.
Shqipëria pati njëkohësisht një nga normat më të lartë të rritjes ekonomike, normën më të ulët të inflacionit dhe rritjen më të ngadaltë të kostove të financimit ndër vendet e rajonit.



