Ish deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku mori pjesë sot në takimin e Dhomës Amerikane të Tregtisë.
Tabaku gjatë fjalës së saj theksoi se në 7 vite gjendja e biznesit në Shqipëri është përkeqësuar, ndërsa shton se ndryshimi i kësaj gjendje mund të arrihet përmes një politike të re fiskale.
Sipas saj, Qeveria “Rama” dhe korrupsioni po i marrin kohë dhe para biznesit. Ajo tha se PD po finalizon programin e saj në lidhje me bizneset.
“Taksa e sheshtë më e ulët në rajon, 9%, sistem i thjeshtë, dhe transparent, ndihmë në luftën kundër informalitetit dhe korrupsionit.”
Ish-deputetja tha se PD do të ristrukturojë tërësisht administratën tatimore dhe atë doganore dhe se qëllimi i kësaj partie nuk do të jetë gjobitja e bizneseve.



