Sezoni turistik 2026 në Vlorë, Nika: Rënie deri në 40% në hotele e restorante, ndikoi edhe zhvlerësimi i Euros

Sezoni turistik 2026 në Vlorë, Nika: Rënie deri në 40% në hotele e restorante, ndikoi edhe zhvlerësimi i Euros

Teksa tashmë sezoni turistik për këtë vit është mbyllur edhe në qytetin e Vlorës, anëtari i Këshillit Bashkiak të Vlorës, Gjergji Nika, ka bërë një analizë të thellë se si ishte ky sezon turistik në qytetin bregdetar.

 

Në një lidhje skype për MCN, Nika tha se, edhe pse kushtet atmosferike ishin të favorshme, sezoni turistik ka qenë i shkurtër. Sipas tij, gastronomia dhe hoteleria pati rënie me 30 deri në 40%.

 

Fatkeqësisht sezon i këtë vit në Vlorë ka qenë i shkurtër, pasi ka qenë deri në korrik, pastaj ka ardhur duke rënë edhe pse koha ka qenë e mirë. Sezoni nga anaklizat e bëra në pjesën e restorantëve dhe të gastronomisë ka qenë diku tek 35 deri në 40 % më pak, konsumi ka qenë shumë i ulët. 

 

Në hoteleri ka pasur një rënie prej 30 deri në 35%. Turizmi është politikë kombëtare dhe, nëse nuk vihen pikat mbi “i”, nuk do të kemi një turizëm elitar. Ne duhet të bazohemi tek ai turizëm konsumi me kosto mesatare dhe të ulët, pasi kostot e larta nuk na sjellin turizëm mjaftueshëm. 

 

Një problem tjetër është edhe rënia e çmimit të euros. Ajo që e ka goditur dhe e ka penalizuar më shumë turizmin dhe Vlorën është pikërisht rënia e euros. Vlorën e ka penalizuar gjithashtu edhe konflikti për Aeroportin e Vlorës. U premtua që do të hapej këtë vit, por përplasjet i kemi parë.

 

Si çdo gjë në këtë shtet që është e kapur, ne po shohim skandale çdo ditë, ku më i fundit ishte ai i kreut të SHISH. Unë them se të gjitha këto nga pak e dëmtojnë turizmin. Nëse hyrja e fluksit ka rënë me 35%, konsumi ka rënë me 40%.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy