Eksperti kontabël Igli Zepishta cilëson kompanitë e ndërtimit si përfituesit kryesor të paqes fiskale, por edhe kompanitë e mëdha.
Nga studio e “MCN Economy” ai deklaroi se te kompanitë e ndërtimit ekziston mundësia më e madhe e ndryshimit të pasqyrave financiare.
Sipas tij, evazioni nga kompanitë e mëdha, nxit evazionin në të gjithë ekonominë.
Në një ekonomi ku norma e informalitetit është diku te 30%, nuk mund të krijojmë lehtësi për ato biznese të deklarojnë pa kufi. Përderisa pranojmë apriori se norma e informalitetit është 30%, do ishte abuzive vendosja pa kufi e deklarimit. Duhet të ketë përjashtime të tjera që kompanitë që punojnë me fonde publike nuk mund të futen në këtë skemë.
Versioni fillestar i paqes fiskale, është në interes të kompanive të ndërtimit. Te kompanitë e ndërtimit në vetvete ekziston mundësia më e madhe e ndryshimit të pasqyrave financiare. E vetmja ekonomi të cilës i përputhet më së miri ky ligj, do të ishin firmat e ndërtimit.
Edhe nga presionet që u krijuan dhe nga faktorët e brendshëm dhe të jashtëm, udhëzimi që do dalë për implementimin e paqes fiskale, është tregues që po vonohet kaq shumë, se kanë kaluar dy muaj nga miratimi i ligjit. Krijon edhe perceptimin që karshi zbatimit të ligjit, të bëj që të thuhet që përderisa ai nuk paguan, unë pse të paguaj.
Evazioni nga kompanitë e mëdha, nxit evazionin në të gjithë ekonominë. Në krahasim me amnistinë fiskale, paqja fiskale, është marrëveshja mes kompanive dhe administratës tatimore, e cila shtrihet deri në tre vjet, si dhe ndryshimi i pasqyrave financiare që formalizon paratë me origjinë të dyshimtë.
Këto ishin dy elementët ishin pikat e nxehta të paqes fiskale. Ligji del dhe pastaj kur të dalin udhëzimit, kuptohen detajet. Gjithë kufizimet më mbas i vendos udhëzimi.
Ndryshimi i pasqyrës financiare do të thotë që çdo element i pasqyrës financiare të ndryshojë. Sipas ligjit, çdo element i pasqyrës financiare duhet të ndryshohet, duke paguar në këmbim një tatim prej 5%. Ato arrijnë të formalizojnë paranë e tyre, ta legalizojnë atë.



