Gazetari Lorenc Rabeta, thotë se shteti duhet të nxisë forma të reja investimi, pasi tregu shqiptar mbetet i kufizuar për mundësitë e investimit dhe se instrumenti kryesor mbeten letrat me vlerë të qeverisë, ashtu si dhe depozitat bankare.
Për emisionin “MCN Economy” ai deklaroi se u premtuan me zë të lartë të paktën dy fonde të rëndësishme europiane se kishin shprehur interes të vinin në Shqipëri, njëri mjaft prestigjioz me bazë në Itali i cili mori autorizimin për të vepruar në vendin tonë.
Por sipas tij, shqiptarët kanë nevojë për mundësi investimi përtej depozitave.
Depozitat sistemi bankar nuk i rriti nga viti 2022, ndaj nuk mund të quhen depozitat formë investimi.
Shqiptarët kanë para, kemi një situatë shumë të mirë likuiditetesh në sistemin bankar, shqiptarët kanë depozita dhe duan forma të ndryshme investimi që nuk i gjejnë në tregun shqiptar.
Në fillim të vitit 2022 numri i anëtarëve të fondit të investimeve ishte 40 mijë, kjo tregon se shqiptarët kërkojnë rrugë të reja investimi.
Kjo dritë u ndez në vitin 2022 kur pati një deklaratë nga autoritetet shqiptare që po vijnë dy fonde.
Nuk kemi aktet nënligjore, kam përshtypjen se mungon një nxitje e mirëfilltë nga shteti, për t’iu hapur rrugën këtyre formave investimi.
Se 40 mijë shqiptarë që investojnë në fonde, në pjesën më të madhe janë letra me vlerë, kryesisht të qeverive jashtë kufijve të Shqipërisë.
Për fat të keq kemi një bursë por është ende jofunksionale por edhe treguesi se nuk është faji i bursës për mungesën e këtyre formave moderne investimi që kërkon.
Duhet një nxitje nga autoritetet përkatëse për këto forma investimi moderne.
Në vitin 2021 kur fondet e investimit në Shqipëri po shkëlqenim, kishim mbi 800 milionë euro të shqiptarëve që donin të investonin.
Investimi më i mirë në Shqipëri shihet në pasuri të paluajtshme dhe tregon një formë pa zhvillimi të tregut. Shqipëria ka para, ka dhe para informale.
Njerëzit mbase kërkojnë mundësi për të investuar dhe këto para informale.



