Koncesionarët e hidrocentraleve që po kundërshtojnë kontratat e reja të qeverisë për furnizimin me energji nga privatët direkt tek OSHEE, rrezikojnë të marrin gjoba të rënda nga Enti Rregullator i Energjisë.
Kjo është sanksionuar në rregulloren e re që është publikuar në buletinin zyrtar.



