Nis faza e dytë e tenderit për rehabilitimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Nis faza e dytë e tenderit për rehabilitimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për rehabilitimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, që përfshin edhe ndërtimin e një segmenti të ri.

Ky i fundit do të ketë gjatësinë 39 km dhe do të lidhë kryeqytetin me aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Projekti do të financohet nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Kosto totale e tij arrin në 90.5 milionë euro. 

Kjo është faza e dytë e tenderit dhe afati i dorëzimit të aplikimeve përfundon më 15 janar 2020.

Faza e parë është kryer më 15 maj 2019 dhe në të kanë marrë pjesë 25 kompani, nga të cilat për në fazën e dytë janë kualifikuar 10 kompani.

Pas mbylljes së garës, ofertat do të shqyrtohen nga Ministria e Infrastrukturës dhe BERZH, ndërsa shpallja e fituesit bëhet pas 60 ditësh.

Nënshkrimi i kontratës parashikohet brenda një periudhe dyjavore pas shpalljes së fituesit. Koha për zbatimin e plotë të projektit është 2 vjet. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy